Shfaqja ‘Grafitet’. Foto: Facebook/Teatri i Qytetit në Preshevë.

Shfaqja ‘Grafitet’ merr çmimet kryesore në festivalin ‘Ditët e Komedisë Shqiptare’ në Preshevë

Shfaqja “Grafitet” me regji të Naser Shatrolli, prodhim i Teatrit të Qytetit të Preshevës, ka marrë çmimin “Shfaqja më e mirë” në edicionin e XVIII të Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare”.

Përveç këtij çmimi, kjo shfaqje mori edhe çmimin për regjinë më të mirë “Agron Boriçi” që e mori Naser Shatroilli.

Edicioni i XVIII i  Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë u mbajt nga 16 deri 19 nëntor 2013 në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevës.

Gjatë këtij edicioni të këtij festivali u ndanë edhe këto çmime: Çmimi “Aktori më i mirë” iu dha Naser Zymberaj nga Teatri i Qytetit në Gjilan; çmimi “Aktorja më e mirë” shkoi për Valire Haxhijaj nga Teatri “Avdush Hasani” në Podujevë; çmimi “Aktorja më e mirë jo protagoniste” iu dha Mejreme Berishës nga Teatri i Qytetit në Gjilan; çmimin “Aktori më i mirë jo protagonist” e mori Vullnet Ismani nga Teatri i Qytetit në Gostivar, kurse Çmimi special shkoi për Teatrin “Avdush Hasani” të Podujevës.

Në edicionin e sivjetëm të Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” u dhanë 4 komedi: “Grafitet” e Teatrit të Qytetit Preshevë; “Loja e martesës” e Teatrit të Qytetit të Gjilanit; “Mos i luaj anglezët” e Teatrit të Gostivarit; “Dashnorët vdesin duke qeshure Teatrit “Avdush Hasani” – Podujevë.