Përurohet shtëpia muze e aktores Katarina Josipi
Shtëpia e rinovuar dhe e shpallur monument kulture e Katarian Josipit në Zym të Hasit të Prizrenit është promovuar gjatë ditës së sotme me pjesëmarrje të zyrtarëve të lartë të MKRS dhe banorëve të zonës.
Për renovimin e shtëpisë muze të aktores ikonë të teatrit të Kosovës, Katarina Josipi, MKRS ka investuar rreth 50 mijë euro.
Në ceremoninë e përurimin mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, i cili ka pohuar se ky objekt i dedikohet një njeriu që ka punuar shumë për këtë, Fikret Tekvesh, i cili, sipas Gashit me përkushtim të madh është angazhuar në këtë projekt.
“Fshati Zym tashmë po kthehet në qendër turistike. Po besoj që jemi në rrugë të mirë me ngrit edhe shtatoren e Pjetër Bogdanit. Edhe për ekspozitën sepse do të jemi prapë këtu, është fazë tjetër besoj shumë shpejt do ta kemi dhe do të jemi prapë bashkë”, tha Gashi.
Ndërsa Nikollë Dura, familjar i Katarina Josipit, ka potencuar se edhe pse renovimi i shtëpisë muze të Josipit është vonuar shumë.
“Më në fund na erdhi puna për tu falënderuar për të gjitha që keni bërë edhe pse pak me vonesë nuk më ka penguar mua pse jemi vonuar”, ka thënë Dura.