Foto: Facebook/MKRS.

Çmimin e parë për dramë origjinale shqipe "Katarina Josipi" nuk e meritoi asnjë konkurrues

Juria e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë sot çmimet vjetore të konkursit për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi” për 2022.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, nuk u nda çmimi i parë i këtij konkursi.

Juria e formuar nga MKRS për ndarjen e këtij çmimi, në përbërje të Shpëtim Selmanit-kryetar dhe Kushtrim Mehmetit, Arta Muçajt, Milot Mustafës dhe Jehona Shytit – anëtarë, ka ndarë vetëm çmimin e dytë dhe të tretë.

Çmimi i dytë iu dha dramaturgut Zymer Kelmendi për dramën “Pastaj lindi legjenda”, kurse çmimi i tretë iu dha Osman Gorancit për dramën “Jeto tani për mua”.

Sipas jurisë veprat konkurruese kishin probleme dhe asnjëra nuk ishte vlerësuar për vendin e parë.