Komuna e Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Për shkak të punimeve nesër mbyllet kjo rrugë e Prishtinës

Rruga “Meto Bajraktari”, përballë objektit të Komunës së Prishtinës, do jetë e mbyllur nesër që nga ora 07:00 në mëngjes.

Kjo për arsye se do të fillojnë rregullimet e kanalizimit fekal dhe atmosferik në atë rrugë.

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ka falënderuar qytetarët për mirëkuptim dhe ka ftuar ata t’i shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundimin e punimeve.

Rruga e cila do mbyllet për shkak të punimeve për kanalizim- Foto: Facebook/Komuna e Prishtinës