Pejë - Këmbësori goditet nga vetura

Një aksident në fshatin Vitomiricë ka ndodhur orët e para të mbrëmjes së kaluar.

Policia ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

Këmbësori sipas policisë ka marrë lëndime për të cilat ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar, ndërsa për ngasësin e veturës policia nuk ka dhënë detaje nëse i njëjti është arrestuar, edhe pse në rast i njëjti është cilësuar si i dyshuar.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.