Aksidenti në Lipjan, polici u detyrua të përdori armën

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth një orë më parë, në afërsi të stacionit policor në Lipjan.

Nga fotografitë që janë siguruar, një veturë shihet se ka goditur dy qytetarë.

Burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se në këtë rast është shtënë edhe me armë zjarri nga njëri prej zyrtarëve policor.

Lidhur me këtë, KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës.

Zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka ka konfirmuar që ka pasur përdorim të armës zyrtare.

Ai ka thënë se arma është përdorur për të parandaluar lëndimin trupor në një incident në mes disa të dyshuarve.

“Duke ju referuar kërkesës suaj IPK ju konfirmon se është njoftuar nga Policia e Kosovës lidhur me incidentin në Lipjan ku dyshohet se është përdorur arma zyrtare për të parandaluar lëndimin trupor në një incident mes disa të dyshuarve” – ka thënë Beka.

Tutje ai ka shtuar se deri më tani nuk ka raportime për ndonjë të lënduar nga përdorimi i armës zyrtare.

Po ashtu është njoftuar se bazuar në informacionet e para zyrtari policor ka shtënë përpjetë për të parandaluar incidentin.

Beka njoftoj se Hetuesit e IPK-së sipas detyrës zyrtare do të dalin në vendin e ngjarjes kurse veprimet tjera do të ndërmerren bazuar në autorizimet ligjore.

Aksident trafiku në afërsi të stacionit policor të Lipjanit (FOTO)