Arrestohet një polic, dyshohet se goditi me veturë një fëmijë 

Një fëmijë 10 vjeçar ka marrë lëndime trupore pasi është goditur me veturë në Obiliq. 

KALLXO.com mëson nga burime se i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është një zyrtar policor. 

I njëjti është arrestuar mbrëmë nga zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës. 

Tutje burimë të KALLXO.com tregojnë se fëmija ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. 

Në anën tjetër polici i cili ushtron funksionin e tij në Obiliq ishte jashtë detyrës zyrtare gjatë kohës kurdyshohet se shkaktoi aksidentin dhe se ishte me veturë private. 

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, dhe me urdhër të këtij të fundit pas intervistimit është lëshuar edhe vendimi për dërgimin e policit në mbajtje. 

Gjithashtu për të njëjtin është bërë edhe rekomandimi për suspendim nga ana e IPK-së. 

Rekomandimin e ka miratuar edhe drejtori ndërsa për procedura të mëtutjeshme do të vazhdohet edhe ditëve në vijim.