Aksident në Prishtinë, vetura përfundon në pompë të derivateve - Pamje

Një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen ‘Veternik’ të Prishtinës mbrëmjen e së dielës, 21.04.2024.

Bazuar në fotografitë që kanë arritur në redaksinë e KALLXO.com, shihet se një veturë e tipit “Volkswagen” është aksidentuar tek një pompë derivatesh.

Në fotografi shihet vetëm një veturë e përplasur në një shtyllë.

KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë vesh për rrethanat e aksidentit, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.