Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Rrokulliset një veturë në rrugën Prishtinë - Pejë, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, saktësisht te vendi i quajtur “Kroni i Mbretit”. Në këtë vetaksident ka mbetur i lënduar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 13:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Njësia policore e trafikut njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person është dërguar për tretman mjekësor”- tha ai.