Foto: Ilustrim

Aksident në Shupkovc të Mitrovicës, lëndohet një person

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, si pasojë e të cilit një person është lënduar.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

Sipas Zahitit, në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 16:10, është  raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në fshatin Shupkovc  të Mitrovicës. Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar tretman mjekësor”- ka thënë Zahiti për KALLXO.com.

Policia po i vazhdon procedurat për të kuptuar shkakun e aksidentit.