Presheva

PDSh Rikonfirmohet e Para në Preshevë

Pas numërimit të fletëvotimeve nga 38 njësi zgjedhore në komunën e Preshevës, janë publikuar edhe rezultatet e zgjedhjeve lokale për këtë komunë.

Në votimet e djeshme kanë marrë pjesë 17.798 votues ndërsa Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Preshevë, Zeqirja Miftari ka thënë për KALLXO.com se Partia Demokratike Shqiptare (PDSh) e Ragmi Mustafës ka marrë më së shumti vota sa i takon këtyre njësive zgjedhore në Komunën e Preshevës me 5522 vota apo 31% të votave ngatë cilat ka marrë 14 këshilltarë në Kuvendin e Preshevës.

Alternativa për Ndryshim ka dalë e dyta me 4579 apo 25% vota me 11 këshilltarë në Kuvendin e Preshevës.

Partia për Veprim Demokratik  ka marrë 4088 apo 23% të votave me dhjetë këshilltarë në Kuvend të Preshevës .

Bashkimi Demokratik i Luginës ka marrë 776 ose 4.3% të votave dhe me dy këshilltarë në Kuvendin e Preshevës.

Unioni Demokratik Shqiptar  ka marrë 647 ose 3.6 % vota me një këshilltarë në Kuvend të Preshevës.

Lista Serbe dhe Partia e Pensionistëve Serbë nuk kanë mbërritur pragun që të hynë në Kuvend të Preshevës.

Emisioni “Jeta në Kosovë” javën e kaluar mblodhi në debat të gjithë përfaqësuesit e partive politike të Preshevës në të cilin ata shpalosën programet e tyre.

Zgjedhjet Lokale: Preshevë