Pasuria e Isa Mustafës, kryetarit të rizgjedhur të LDK-së
Nga gara u diskualifikua Fatmir Sejdiu, pasi nuk mori votat e nevojshme për t`u kandiduar sipas Statutit të LDK-së ku kërkohen 50 % + 1 votë të 355 delegatëve.
Por, sa është i pasur kryetari i rizgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa.
KALLXO.com jua sjellë deklarimin e tij të fundit në Agjencinë Kundër Korrupsion, të cilin Mustafa e kishte bërë në vitin 2017-të kur ishte kryeministër i qeverisë së Republikës së Kosovës.
Isa Mustafa, në vitin 2017-të ka deklaruar më shumë para të gatshme, e më pak aksione e të hyra vjetore, krahasuar me vitin 2016-të.
Ndryshim kishte në deklarimin e posedimit të aksioneve.
Mustafa kishte deklaruar se posedon aksione në Riinvest në vlerë rreth 40 mijë euro, ose 6.40 përqind.
Sipas deklarimit të Mustafës në vitin 2017-të, atij i ishin përgjysmuar aksionet, pasi një vit më parë më 2016-ën, ai kishte të deklaruara 80 mijë euro apo 16 për qind të aksioneve në Riinvest.
Mustafa në kohën sa ishte kryeministër në detyrë, në vitin 2017-të, kishte deklaruar në AKK para të gatshme të mbajtura në institucione financiare gjithsej 65 mijë e 488 euro, ose rreth 13 mijë euro më shumë se në 2016-ën. Ai në vitin 2016-të kishte deklaruar para të gatshme 52 mijë e 626 euro.
Në 2017-ën ai Poashtu kishte të deklaruara 43 mijë e 480 euro, ndërsa në 2016 kishte 46 mijë e 273 euro. Që i binte rreth 3 mijë euro më pak të hyra.
Sipas formularit të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, pasuria e paluajtshme e Isa Mustafës në kohën kur ai ishte kryeministër kapte vlerën 503 mijë euro, vlerë e njëjtë me deklarimin e vitit 2016-të.
https://kallxo.com/gjate/rruga-e-nxehte-politike-e-akademikut-te-ftohte-te-ldk-se/
.