Kreu i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj - Foto: KALLXO.com

Kryeprokurori pa asnjë qindarkë në xhep

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj, në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar pasuri të paluajtshme me vlerë afër 57 mijë euro e cila është në pronësi të tij.

Selimaj ka deklaruar një banesë me sipërfaqe prej 146 m2, vlera e së cilës arrijnë shumën prej 57,500.00 euro.

Vlen të theksohet fakti që e gjithë pasuria e paluajtshme nuk është e trashëguar dhe është në pronësi të kryeprokurorit të Gjakovës.

Pasuria e luajtshme e deklaruar nga kryeprokurori Selimaj arrin shifrën e 4,700.00 eurove.

Si pasuri të luajtshme, Ali Selimaj ka deklaruar një veturë të markës Golf 5, në vlerë prej 4,700.00 euro e cila veturë është në pronësi të bashkëshortes së tij.

Selimaj nuk ka deklaruar asnjë qindarkë para të gatshme në bankë.

Të hyrat vjetore të kryeprokurorit të Gjakovës, Ali Selimaj brenda një viti arrijnë shifrën e 27, 641.71 cent.

Selimaj gjatë vitit që lamë pas kishte pasur edhe të hyra të tjera nga shitja e banesës. 37,500.00 euro Selimaj kishte shitur banesën e tij.

Për kundër të hyrave mbi 65 mijë euro, Selimaj ka deklaruar edhe disa detyrime që ka ndaj institucioneve financiare në vlerë prej 21,500.00 euro në total. Nga këto detyrime, 20 mijë euro janë kredi për banesë ndërsa, 1,500.00 euro janë detyrime të bashkëshortes së tij.

Ndërsa, të hyrat e bashkëshortes së tij, për vitin 2018 arrijnë vlerën  prej 5,340.00 euro ku burimi i këtyre të ardhurave nuk është paraqitur në regjistrin e deklarimit të pasurisë.

Linku i deklarimit të Pasurisë në AKK