Konferenca e LDK-së - 03.08.2019.

Zotimi i Isa Mustafës: Nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në - VIDEO

Pas rizgjedhjes në krye të LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se pas përfundimit të procesit zgjedhor brenda partisë, tani është koha që të garojnë në zgjedhjet nacionale të vendit.

Ai ka deklaruar se LDK është e hapur për bashkëpunime me partitë tjera politike, me ato parti të cilat kanë pikëpamje të ngjashme programore, pas mbajtjes së zgjedhjeve nacionale.

Por ai ka theksuar se LDK nuk do të hyjë në asnjë koalicion qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Nuk do të hyjmë në koalicion me PDK-në”, ka thënë ai.

Isa Mustafa flet pas rizgjedhjes kryetar i LDK-së

Publiée par Kallxo.com sur Samedi 3 août 2019

“Sot e kemi mbajtë Kuvendin zgjedhor. Në LDK demokracia është pak ma e rëndë se te të tjerët. Harmonizojmë shumë kërkesa, sugjerime. Unë vlerësoj se këtë proces e kemi kryer me shumë sukses. Do të bëjmë maksimumin që të përfshijmë sa më shumë njerëz të rinj. Sot u kam bërë ftesë partive politike që të matemi një nga një”, ka deklaruar ai.

Mustafa tha se ky proces zgjedhor ka qenë krejtësisht demokratik dhe i hapur.

Gjithkush ka pasë mundësi me kandidu, edhe këtu e edhe nëpër degë. E kjo demokraci që e kemi leju ne e që se lejojnë të tjerët, na ka sjellë edhe do incidente”, tha ai.

I pyetur për reagimet e Fatmir Sejdiut, Mustafa ka thënë se të gjithë kanë pasë të drejtën të kandidohen, por kjo është vendosur me vota.

“Askush, askujt nuk i kanë thënë mos kanidido. Ndoshta as unë s’kam dashtë me qenë kryetar, por është kërkuar. E kam ftuar (Fatmir Sejdiun) në takim para disa ditëve që t’i uroj fat në zgjedhje”, ka thënë Mustafa.

Lidhur me deklarimet e Melihate Tërmkollit, e cila e apostrofi si ministër të Rrahman Morinës, Mustafa tha se “Se komentoj deklaratën e Tërmkollit. Kam qenë ministër i Republikës së Kosovës. Nuk e di nëse ka fol në telefon me Rrahman Morinën”, tha ai.

Isa Mustafa kryetar i ri i LDK-së

.