Agim Gashi - LDK - foto fcb

Pasuria e Agim Gashit, asamblistit të LDK-së në Prishtinë

Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Gashi, ka deklaruar se ka 3 hektarë tokë në vlerë 150 mijë euro.

Gjithashtu Gashi në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ka deklaruar se ka edhe një tokë tjetër prej 2 ari, që e kap vlerën e 12 mijë eurove.

Ai ka në pronësi edhe dy banesa, njëra 53 metra katror me vlerë 70 mijë euro dhe tjetra 14 metra katror në vlerë të 20 mijë eurove.

Gashi ka deklaruar edhe një shtëpi që e ka ndërtuar vet dhe që kushton 60 mijë euro.

Asambleisti i LDK-së ka dhe një veturë “Dacia-Duster” që vlen 8 mijë euro.

Gashi në një bankë të Kosovës mban rreth 8 mijë euro para të gatshme.

Si asambleist në komunën e Prishtinës, Gashi fiton pagë 2 mijë e 400 euro në vjet.

Agim Gashi nuk ka deklaruar se ka detyrim financiar ndaj ndonjë banke apo individi, ndërsa ky është mandati i tretë si asambleist i LDK-së, kurse mandatin e fundit e ushtron që nga 20 dhjetori të vitit 2017.

KALLXO.com në vazhdimsi është duke publikuar deklarimet e pasurisë për zyrtarët e lartë publikë dhe këshilltarët komunal.