Ilustrim

Pasuria gjysmë milionëshe e udhëheqësit të Departamentit Special të Gjykatës së Prishtinës

Udhëheqësi i Departamentit Special të Gjykatës së Prishtinës, Valon Kurtaj në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar se ka mbi gjysmë milion euro pasuri.

Pasuria e gjykatësit Kurtaj e tejkalon vlerën e 500,000.00 eurove.

Ai ka deklaruar se ka një shtëpi në vlerë prej 200,000.00 euro, ara në vlerë 213,000.00 euro, livadhe në vlerë 20,000.00 euro si dhe një banesë në vlerë prej 70,000.00 euro.

Para në bankë ka deklaruar se bashkë me prindin dhe fëmijët i mbanë 26,000.00 euro.

Udhëheqësi i Departamentit Special në Prishtinë ka deklaruar edhe se ka në pronësi dy vetura, një pollo në vlerë 3,800.00 euro dhe një Golf II në vlerë 1,000.00 euro.

Me vendim të KGJK-së, atij nga sot do t`i takojë edhe vetura zyrtare e shtetit për shfrytëzim 24 orë.

https://kallxo.com/kgjk-zgjedh-udheheqesit-e-departamentit-special-te-gjykates/

.