Enver Hajrullahu Foto: Facebook

Mbajtja e tri pozitave nuk e ‘shpëton’ nga kredia këshilltarin e ministrit Shala

Asamblisti i NISMA-së në Komunë e Gjilanit, Enver Hajrullahu, i cili është edhe këshilltarë politik në Ministrinë e Tregtisë në deklarimin e pasurisë për vitin 2019 ka thëne se të hyrat vjetore janë në vlerë prej 11mijë e 494 euro si dhe mëditje në vlerë prej 1,400.00 eurove.

Sipas tij këto të hyra janë si rezultat i dy pagave që i merre si këshilltar politik në MTI si dhe si këshilltarë komunal në Komunën e Gjilanit. Ndërsa mëditjen në vlerë prej 1 mijë e 400 eurove, Hajrullahu ka deklaruar që i merre nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, institucione në të cilin është anëtarë.

Si pasuri të paluajtshme, Enver Hajrrullahu ka deklaruar një banesë në sipërfaqe 295 metra katrore të cilën e ka vlerësuar në vlerë prej 54,500.00 euro si pronë të përbashkët si dhe një banese me sipërfaqe 54 metra katrorë në vlerë prej 30 mijë euro e të deklaruar si pronë të përbashkët.

Si pasuri të paluajtshme, asamblisti Hajrullahu ka deklaruar një furgon të tipit ‘Disel Frod’ në vlerë prej 3000 eurove si pronë të tij.

Këshilltari politik i ministrit Endrit Shala nuk ka deklaruar se posedon ndonjë aksion në ndonjë kompani, përderisa nuk ka deklaruar nëse posedon letra me vlerë.

Hajrullahu ka deklaruar se së bashku me familjen e tij në institucione financiare kanë të ruajtura 1,150.00 euro, ku nga to 350 janë të tij, 550 të prindit të tij, 150 të bashkëshortes si dhe 100 të fëmijëve.

Përveç kësaj ai ka deklaruar se posedon një kredi në vlerë prej 18 mijë e 387 euro të cilën e ka marrë për ta blerë banesën si dhe 4mijë e 550 për sigurimin jetësorë të tij dhe bashkëshortes së tij.

Enver Hajrullahu është zgjedhur asamblist nga rradhët e NISMA-së në zgjedhjet e vitit 2017 si dhe në po të njëjtin vit është emëruar këshilltarë politik në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

KALLXO.com në vazhdim do të publikoj deklarimin e pasurisë për asamblistët në Komunën e Gjilanit si dhe komunave të tjera në Kosovë