Pasuria e udhëheqësit të Departamentit Special të Apelit

Ish-kryetari i Gjykatës së Gjakovës Vaton Durguti është zgjedhur sot udhëheqës i departamentit special të Gjykatës së Apelit.

Durguti u zgjedh në këtë pozitë pas përzgjedhjes gjyqtar në Departamentin Special të Apelit.

Vaton Durguti në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se ka pasuri në vlerë mbi 130 mijë euro.

Ai ka deklaruar një shtëpi me truall në sipërfaqe prej 4 ari, vlera e të cilit arrijnë shumën prej 80 mijë euro, një tokë punuese në vlerë tridhjetë 30 mijë euro dhe një tokë “Livadh” në vlerë 3 mijë euro.

Udhëheqësi i Departamentit Special në Gjykatën e Apelit ka deklaruar edhe se ka në pronësi dy vetura, një “Nissan Almera” në vlerë prej dymijë e pesëqind euro dhe një “Opel Insignia” në vlerë prej tetë mijë euro.

Shuma e parave të cilat Durguti i mbanë në bankë është 11,170.51 euro.

Me vendimin të KGJK-së, atij nga sot do t`i takojë edhe vetura zyrtare e shtetit për shfrytëzim brenda 24 orëve.

https://kallxo.com/kgjk-zgjedh-udheheqesit-e-departamentit-special-te-gjykates/

.