Vërshimet në Deçan

Pas reshjeve të shiut ministri Pal Lekaj publikon numrin për emergjenca

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se reshjet e shiut kanë bërë që disa nga rrugët të përmbyten dhe në disa vende të njëjtat të pësojnë edhe rrëshqitje të vogla.

Lekaj ka shkruar në llogarinë e tij në ‘facebook’ se për ta menaxhuar sa ma mirë ketë situatë, kanë nxjerrë në terren kompani të mirëmbajtjes që të jenë kujdestare.

Ministri ka shkruar se edhe një ekip nga Ministria është po ashtu në gjendje aktive për të monitoruar zhvillimet në rrugët magjistrale, rajonale e autostrada.

“Numrin që kemi patur në dispozicion gjatë ditëve të vështira të dimrit, i njëjti është prapë i hapur për të gjithë ata që kanë nevojë që Ministria e Infrastrukturës të ndërhyjë. 045656656”, ka shkruar ai.