Paraburgim të Dyshuarve për Sulm Ndaj Konsullatës Turke

Objekti i konsullatës në qendër të Prizrenit qe sulmuar mëngjesin e 28 nëntorit, në ditën kur shqiptarët po festonin përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Gjykata Themelore në Prizren konfirmoi paraburgimin për pesë të akuzuarit. Ata do të qëndrojnë nën këtë masë deri më 27 dhjetor.

Gjatë ditës së djeshme, KALLXO.com raportoi se gjatë marrjes në pyetje, të pesë të dyshuarit kanë thënë se nuk e kanë ditur nëse objekti i cili është sulmuar ka qenë Konsullatë e Turqisë.

Të dyshuar për këtë rast janë I. Saramati, E. Saramati, B. Saramati, E. Saramati dhe B. Badallaj.

 

http://kallxo.com/te-arrestuarit-thone-se-nuk-e-dinin-se-sulmuan-konsullaten-turke/