Ilustrim

Paraburgim Për Burrin që Shtiu me Armë nga Vetura

M.B nga Prizreni dyshohet se kishte shtënë me armë nga vetura e tij në drejtim të një burri tjetër në Prizren.

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj burrit nga Prizreni që dyshohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Policia e Kosovës kishte arrestuar M.B me datën 3 nëntor pasi që i njëjti me datën kishte lëvizur me veturë afër një shkolle në Prizren dhe kishte qëlluar me armë në drejtim të personit me inicialet D.D që kishte qenë duke qëndruar me një lokal.

“Më datën 01.11.2017 rreth orës 23:45,minuta, në rrugën “Flamuri”, afër Shkollës së Mjekësisë në Prizren, nga vetura e tyre, shtinë me armë zjarri   në mënyrë kërcënuese ose frikësuese pasi që të pandehurit më parë kishin pasur problem mes vete me të dëmtuarin me iniciale D.D., i cili  në ato momente kishte qenë duke ndenjur  në një lokal aty afër dhe me qëllim të qërimit të hesapeve në mes veti ndërmarrin veprimin e tillë të kundërligjshëm duke rrezikuar edhe qytetarët e tjerë të cilët kanë qenë duke lëvizur në atë rrugë.”, thuhet në komunikatë.

I paraburgosuri dyshohet se veprën në fjalë e ka bërë në bashkëkryerje.