Azem Syla pasi i është dorëzuar Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Paraburgim për Azem Sylën

Lajmin e bëri të ditur me anë të një komunikate zëdhësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Mirlinda Gashi.

“Këtë pasdite një gjyqtar i EULEX-it mori vendimin për të caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, për të pandehurin A. S. Gjyqtari i procedurës paraprake të EULEX-it kishte lëshuar një flet-arrest për të pandehurin më 26 prill 2016. Ai është arrestuar më 29 prill 2016 dhe sjellë para një gjyqtari të EULEX-it për caktimin e paraburgimit,” thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Syla që u kërkua nga policia e Kosovës dhe EULEX-it të mërkurën, ndërsa nuk u gjet në shtëpi,u dorëzua dje në polici.

Po dje u mbajt ndaj tij seanca e caktimit të masës së sigurisë, por caktimi i kësaj mase u la për sot.

http://kallxo.com/vendimi-per-azem-sylen-merret-neser/

Syla e kaloi natën e mbrëmshme në qendrën e paraburgimit.

Azem Syla dhe një grup prej rreth 50 personash dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që janë marrë me tjetërsim të pronave shoqërore në Veternik dhe Çagllavicë.

Dje emisioni “Drejtësia në Kosovë” shfaqi filmimet e bastisjeve të ambienteve të Azem Sylës dhe të dyshuarve tjerë dhe nëpërmjet rrëfimit të hetuesve të EULEX-it tregoi se për çfarë ata dyshohen.

https://www.youtube.com/watch?v=jkG5AkwMFO0