Pacolli viziton familjet e policëve të zhdukur

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka vizituar sot familjet e dy policëve të zhdukur në lumin Lepenc, Malsor Dashi dhe Armend Trena.

“Pas kthimit tim nga rruga, sot bashkë me ministrin e Brendshëm z.Bejtush Gashi shkova në vendin ku pësuan aksident dy policët e Kosovës Malsor Dashi dhe Armend Trena. Ekipet e policisë, FSK dhe vullnetarëve alpinistë po vazhdojnë kërkimet ne intensitet të lartë. Vizitova edhe familjet e dy policëve duke u munduar sadopak t’u qëndroj pranë në këto momente pritjeje dhe ankthi”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Të shtunën, rreth orës 21:00, pas një aksidenti të pësuar në rrugën Hani i Elezit – Kaçanik, dy policë të Kosovës kanë humbur pasi kanë rënë në lumin Lepenc. Kërkimet për ta po vazhdojnë.