Rita Ora nderohet me titullin Ambasador Nderi i Kosovës - Foto: Facebook

Pacolli: Rita Ora Vjen për 10-Vjetorin e Pavarësisë Pa Pagesë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se ylli botëror i muzikës, Rita Ora, do të vijë për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe se nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje.

Ministri Pacolli këtë e ka bërë të ditur në një postim në profilin e tij në “Facebook” pas një takimi që ka zhvilluar me familjen Ora (Sahatçiu).

Për këtë familje Pacolli thotë se meriton respekt të madh për çdo gjë që kanë bërë për promovimin e Kosovës.

Ai thotë se e kanë edukuar vajzën e tyre në një frymë atdhetare.

Ky është postimi i plotë i Behgjet Pacollit:

“Familja Ora (Sahatçiu) meriton një respekt të madh për çdo gjë që kanë bërë për promovimin e Kosovës. Duke edukuar vajzën e tyre në një atdhetare të vërtet. Kam kënaqësinë të konfirmoj ardhjen e yllit tonë botëror Rita Ora me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Ajo nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje dhe kjo do të thotë shumë për personalitetin e saj”.