Pacolli i pikëlluar nga vdekja e zyrtarit të MPJ-së, Ragip Sylaj

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është shprehur i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e zyrtarit të MPJ-së, Ragip Sylaj.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli ka thënë se Ragip Sylaj do të kujtohet gjithmonë si njeri me virtyte të larta njerëzore.

“I heshtur, i qetë, me plot energji pozitive dhe gjithmonë me humor të mirë”, ka shkruar Behgjet Pacolli për zyrtarin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ministri ka ngushëlluar familjen Sylaj, të afërmit dhe kolegët.

https://kallxo.com/ka-vdekur-letrari-ragip-sylaj/

Ky është postimi i plotë i Behgjet Pacollit:

“Me pikëllim të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të një zyrtari të MPJ-së dhe kolegut tonë të përkushtuar, të përgjegjshëm dhe shumë të respektuar tashmë të ndjerë, z.Ragip Sylaj.

Daja siç e quanin kolegët e miqtë e tij të afërt do të përkujtohet gjithmonë si një njeri me virtyte të larta njerēzore.

I heshtur, i qetë, me plot energji pozitive dhe gjithmonë me humor të mirë.

Puna dhe veprat e tij si gazetarë i dëshmuar, shkrimtarë i veçantë dhe punonjës i dalluar do të mbesin frymëzim dhe shembull për të tjerët.

Zoti e shpërbleftë me Parajsë Shpirtin e Tij. Ngushëllimet më të thella Familjes, të të afërmëve dhe kolegëve nga Ministria.”