Osmani: Mocioni, Nismë e Planifikuar nga PDK-ja

“Kjo qasje e PDK-së nuk është e re. Njëjtë si në të kaluarën, kjo parti keqpërdorë marrëveshjet për bashkëqeverisje me të gjithë partnerët, pa përjashtim”, tha ajo, duke theksuar se PDK këtë qasje e ka në gjenin e saj.

Prandaj, ajo tha se dëshiron t’ua jap këtë si këshillë miqësore kujtdo që mendon të lidhë marrëveshje me PDK-në në të ardhmen.

Duke folur për mocionin e iniciuar nga partitë opozitare, Vjosa Osmani tha se kjo nismë është e planifikuar nga PDK-ja dhe sot do të mund të ekzekutohet vetëm nga ata.

“Ajo që po ndodhë tani është një luftë e sërishme e PDK-së kundër LDK-së“, shtoi ajo.