Opozitës i mbyllen dyert në Kuvend

Opozita Pengohet të Hyjë në Seancë

Për disa minuta, opozitarët kanë pritur fillimin e seancës në sallën kryesore të Kuvendit por kur panë se deputetët e koalicionit qeveritar nuk po vijnë, ata janë ngjitur shkallëve për te salla alternative.

Fillimisht ata janë penguar te një derë në korridor, por aty reaguan deputetët opozitarë.

“Nëse ka vendim që ne nuk mundemi të ngjitemi lart, na e sillni që ta shohim sepse nuk po e dimë kush është i suspenduar”, tha deputetja Time Kadrijaj .

“Këto dyer janë mbyllur pa kurrfarë vendimi”, tha Besnik Bislimi i Vetëvendosjes.

Pak më vonë dyert e mbyllura u hapën, por deputetët u bllokuan te shkallët e katit të tretë që çojnë te kati i sallës ku po mbahet seanca.

dyert17a dyert17b dyert17c dyert17d