Dëmtimet e shkaktuara nga shpërthimi në objektin banesor në lagjen "Mati 1" - Foto: KALLXO.com

Një i Lënduar nga Shpërthimi në Kryeqytet

Një person është lënduar mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i një bombole gazi në një objekt banesor në kryeqytet.

Shpërthimi ka ndodhur në një banesë në katin e pestë të një objekti banesor në rr. “Beqir Kastrati”, në lagjen “Mati 1”.

Në fotografitë e siguruara nga KALLXO.com shihet se shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj, tha për KALLXO.com se me të marrë informacionin, njësitë policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 10:15 kemi marrë informatë për një shpërthim në rrugën “Beqir Kastrati” në Prishtinë. Në një banesë ka shpërthyer një bombol gazi dhe nga kjo është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha zëdhënësja e Policisë.

Pamje nga vendi i shpërthimit në Prishtinë - Foto: KALLXO.com
Pamje nga vendi i shpërthimit në Prishtinë – Foto: KALLXO.com

Një aksident i ngjashëm ka ndodhur sot në mëngjes edhe në Pejë. Së paku dy persona janë plagosur nga shpërthim që ka ndodhur në një dyqan në qendër të këtij qyteti.

Edhe në këtë rast dyshohet se shkaktar i shpërthimit është një bombol gazi.

http://kallxo.com/dy-te-plagosur-nga-shperthimi-ne-peje/