Foto: Ilustrim

Një i arrestuar në Prizren për drogë

Një person është arrestuar në Prizren për posedim të narkotikëve.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar 1.62 gramë substancë narkotike.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:35.