Nis festivali ‘Ujëvara fest’ në Klinë

Edicioni i tretë i Festivalit Kulturor, “Ujëvara fest” do të hapet sot në mbrëmje duke filluar nga ora 18:00 në sheshin e qytetit në Klinë, ndërsa mbyllet nesër, më 27 korrik 2019, me aktivitete të shumta tek Ujëvara e Mirushës.

Për dy ditë sa do të zgjasë ky festival, sipas organizatorëve do të sjellë aktivitete të ndryshme kulturore, si: koncerte, ekspozita, performanca artistike, promovim librash dhe etnologjike.

Festivali “Ujëvara fest” organizohet nga  Shoqata Kulturore “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ndërkaq kënga “Baresha” e kënduar nga Nexhmije Pagarusha nga ky edicion është përzgjedhur të jetë himni zyrtar i këtij festivali.