Nipi i Jakup Krasniqit nga pozita e këshilltarit në MTI zgjedhet në pozitën e shërbyesit civil
Arian Krasniqi, Këshilltar politik i Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë është afër sigurimit të kontratës si shërbyes civil në po këtë ministri.
Krasniqi që është edhe nipi i Jakup Krasniqit, kryetar i Asamblesë Kombëtare të NISMA Socialdemokrate, prej nga vjen edhe Ministri i Tregtisë, Endrit Shala.
Ministria ka publikuar njoftimin për zgjedhjen e Krasniqit në pozitën Zyrtar i lartë për standarde dhe cilësi të turizmit, para dy ditësh.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe vetë Krasniqin i cili me të dëgjuar pyetjen tha se nuk ka kohë dhe se duhet ta kontaktojmë më vonë.
KALLXO.com ka insistuar për përgjigje edhe me shkrim por i njëjti nuk është përgjigjur deri në publikimin e këtij artikulli.
Nipa të tjerë të Jakup Krasniqit ishin punësuar po ashtu në ministri.
Nipi i Jakup Krasniqit bëhet inspektor i naftës në ministrinë e NISMA-s
https://kallxo.com/jakup-krasniqi-nga-43-nipa-e-mbesa-vetem-5-a-6-me-punojne-ne-institucione-shteterore/
.