Haradinaj ne piken kufitare Vermice Foto:ZKM

Nga sot, kufiri Kosovë Shqipëri nuk ekziston

Që prej sot, kufiri Kosovë-Shqipëri nuk do të ekzistoj.

Kështu ka shkruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas nënshkrimi të marrëveshjes për ngritjen e pikave të përbashkëta kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Do të kemi vetëm një ndalje të përbashkët. Puna do të vazhdojë dhe në Mars të vitit qe po hymë, do të përfundojë edhe faza e dytë e heqjes së plotë të kufirit Kosovë – Shqipëri, i bazuar në parimet e Schengen-it.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje, ai ka uruar qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë për këtë marrëveshje.