Aksioni i IPK-së në Vërmicë, Foto: KALLXO.com

Arrestohet një shtetas i huaj në Vërmicë, u kap me drogë

Një shtetas i huaj nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në pikën kufitare Vërmicë, pasi tek ai Policia e Kosovës ka gjetur marihuanë.

Sipas njoftimit, sot rreth orës 02:30 gjatë kontrollit në automjetin që e drejtonte shtetasi i huaj M.T., e pasagjer ishte i dyshuari tjetër G.I., Policia tek njëri ka gjetur të fshehur një qese me substancë narkotike marihuanë, me peshë 24.07 gram.

I dyshuari G.I., ka pranuar se është e tij dhe gjithashtu ka pranuar se është konsumues i kësaj substance.

“Rasti i kompletuar së bashku me provat e mbledhura i dorëzohet antidrogës në Prizren për veprime tjera. I dyshuari është arrestuar dhe derguar në qendrën e paraburgimit” – ka bërë të ditur Policia e Kosovës.