Aksioni i IPK-së në Vërmicë, Foto: KALLXO.com
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në kufi - kërkohej nga autoritetet shqiptare e tentoi të korruptoj policin kosovar
26.1.2024 - 09:35
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.
I arrestuari kërkohej nga autoritetet shqiptare.
Derisa zyrtari policor po përfundonte procedurat e dorëzimit të të dyshuarit tek autoritetet e Shqipërisë, i arrestuari i ka ofruar 10 euro në këmbim të kalimit kufitar pa u dorëzuar tek autoritetet e shtetit shqiptar.
Prokurori ka vendos për lirimin e të dyshuarit, rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.