Foto: Facebook/Dogana e Kosovës.

Dogana parandalon futjen e 65 mijë eurove ilegalisht nga një veturë me targa shqiptare

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të zbulojë  dhe parandalojë futjen ilegalisht të 65 mijë eurove nga pika kufitare në Vërmicë.

Zbulimi dhe parandalimi i futjes së këtyre mijëra eurove ilegalisht është bërë i mundur gjatë zhvillimit të operacionit nga njësitë e antikontabandës dhe njësisë K9 të Doganës së Kosovës.

“Në hyrje është paraqitur një automjet ne targat të Republikës së Shqipërisë i cili është përzgjedhur për kontroll në vijën e të dytë së bashku me Policinë. Gjatë kontrollit të veturës, nga njësia K9 në pjesën e bagazhit, në vendin e destinuar për pajisje e ndihmës së parë, është zbuluar një pliko e verdhë e fshehur, e cila përmbante mjete monetare në shumë totale prej 65,000 euro”- thuhet në njoftim e Doganës.

Njësia K9 e Doganës është projekt i financuar nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë dhe Ministria Gjermane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe implementuar nga GIZ.