Zhvendosja e NEWBORN-it | Foto: Facebook

NEWBORN-i Zhvendoset dhe Ndërron Sërish Çehren

NEWBORN-i, monumenti që u bë simbol i shpalljes së pavarësisë së Kosovës para dhjetë vjetësh, është larguar nga vendi i tij afër Pallatit të Rinisë.

Ideatori i tij Fisnik Ismaili shpjegoi shkurt për KALLXO.com arsyen e zhvendosjes së monumentit.

“Po e grryjmë e po e hidisim, do ta zbulojmë më 16 shkurt”, tha Ismaili.

Për zhvendosjen e përkohshme të NEWBORN-it Ismaili shkroi edhe në facebook.

“NEWBORN sivjet po e merr trajtimin që e ka meritue edhe e ka pritë tash 10 vjet. Po e çojmë me i gërrye ngjyrat, ndryshkun edhe papastërtinë që e ka mbledhë ndër vite. Kthehet qeto ditë edhe më i bukur, me pamje të re, që tashmë është bë traditë”, shkroi Ismaili.

Kosova feston më 17 shkurt dhjetëvjetorin e pavarësisë.