Foto: RTV 21

Në vitin 2017 janë shkurorëzuar mbi 1 mijë çifte

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) gjatë vitit 2017 janë shkurorëzuar 1072 çifte.

Prej tyre, burra të përkatësisë shqiptare ishin 97.5%, serbe 0.3%, turke 0.2%, boshnjake 0.6%, rome, ashkali dhe egjiptiane 0.7% dhe të tjerë 0.7%.

Te gratë e shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike dominonin ato shqiptare me 84.0%, pastaj serbe me 0.5%, turke 0.2%, boshnjake 0.8%, rome, ashkalike dhe egjiptiane 0.8% dhe të tjerë 13.7%.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, në këto të dhëna dominonte viti i parë me 13.4%, pastaj viti i dytë me 13.2% dhe me më pak se një vit 9.6 % e të shkurorëzuarve.

Te shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin gratë e moshës 25-29 vjeçare me 230 shkurorëzime, ose 21.5 %, kurse te burrat dominonte mosha 30-34 vjeç me 228, ose 21.3%”, thuhet në njoftimin për media të ASK-së.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë gratë dhe burrat me shkollë të mesme. Numri i grave të kësaj kategorie është 332, ose 31.0%, kurse e burrave 390, ose 36.4%.

Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 68.9%, pastaj me dy fëmijë me 11.2 % dhe me tre fëmijë me 9.1%.