Foto: RTV 21

Kosovë, më pak çifte të shkurorëzuara në vitin 2022 sesa një vit më parë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se në vitin 2022 janë regjistruar 2,088 shkurorëzime të çifteve bashkëshortore.

Numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në Prizren 209 raste, ose 10,0%,  Gjakovë 172 raste, ose 8,2%, Ferizaj 145 raste, ose 6,9%.

Numri i shkurorëzimeve të regjistruara më 2022 është më i vogël krahasuar me vitin 2021, kur ishin regjistruar 2,160 shkurorëzime.

Tutje, në njoftim potencohet se sipas kohëzgjatjes së martesave të prishura dominon ajo 5-9 vite me 31,5%,  mandej 10-14 vite me 14,5% dhe 4 vite me 9,1%.

Te shkurorëzimet sipas grupmoshave, te gratë dominon mosha 25-29-vjeçare (452 shkurorëzime, ose 21,6%), kurse te burrat mosha 30-34-vjeçare (431 raste, ose 20,6%).