Në Shtëpinë e Ukë Rugovës u Gjetën Armë
24.5.2016 - 10:43
Prokuroria Speciale ka ngritur dyshime se në rezidencën ku banonte Ukë Rugova, djali i ish Presidentit Ibrahim Rugova, u gjetën dy revole gjatë kontrollit që u bë më 5 dhe 6 shkurt 2014 në rezidencën familjare në lagjen “Velania” të Prishtinës.
KALLXO.com ka siguruar pjesë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale ndaj Rugovës në të cilën përshkruhen akuzat për kontrabande me emigrantë dhe krim të organizuar.
Pjesë e kësaj aktakuze është edhe akuza për armëmbajtje pa leje.
“Më 5 dhe 6 shkurt në rezidencën e Ukë Rugovës janë gjetur armët pistoletë SigSauer me dy karikatorë dhe revole Zastava m83 dhe 432 fishekë”, thuhet në aktakuzë.
KALLXO.com do të sjellë detaje të tjera të aktakuzës së prokurorisë.