Mbledhja e Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Në Kuvend Vetëm Projektligji për Trepçën

Për propozimin e shefit të grupit parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri që si pikë e rendit të ditës në Kuvend të mbetet vetëm Projektligji për “Trepçën” votuan për 73 deputetë, ndërsa tetë ishin kundër.

Beqiri propozoi edhe që sot Projekligji për “Trepçën” të shqyrtohet në dy leximet.

Propozimin e Beqirit që në seancë të mbetet vetëm Projekligji për “Trepçën” e përkrahu Zenun Pajaziti në emër të grupit parlamentar të PDK-së.

Por ky propozim u kundërshtua nga Glauk Konjufca në emër të “Vetëvendosjes dhe Sllavko Simiqi, kryetar i grupit parlamentar të Listës Serbe.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrahu propozimin e Ismet Beqirit që sot të shqyrtohet në dy lexime Projektligji për “Trepçën”. Edhe Nisma e përkrahu këtë propozim, duke kërkuar që në lexim të dytë projektligji të amendamentohet.

Në Kuvend u votua edhe për kërkesën e shefit të grupit parlamentar të KListës Serbe Sllavko Simiq që kërkoi largimin e Projektligjit për “Trepçën” nga seanca e sotme.

86 deputetë votuan kundër këtij propozimi, ndërsa tetë për.

Aktualisht Projektligjin për “Trepçën” po e paraqet Kryeministri Isa Mustafa.