Në Drenas Protestohet Kundër Dënimeve të UÇK-së

Ndërsa, Enver Hajdari, kryetar i OVL të UÇK-së në Drenas tha se po protestojnë për padrejtësitë që po u bëhen luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se dënimi i bashkëluftëtarëve po bëhet në bazë të akuzave të pabaza dhe të ardhura nga Beogradi.

“UÇK ka ditë me mbrojtë vendin në momente të caktuara por edhe tani do ta mbrojmë”, tha Hajdari.

12:48

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të protestës kundër dënimit të luftëtarëve të UÇK-së të grupit të Drenicës, Xhemë Binaku, zyrtar i Komunës së Drenasit, ka thënë se i mban shpresa se Gjykata Supreme e Kosovës do të hedhë poshtë si plotësisht të padrejtë vendimin e Gjykatës së Mitrovicës dhe të Gjykatës së Apelit, në bazë të të cilit kryetari i Komunës, Nexhat Demaku, është njëri ndër të dënuarit me burg.

12:30

Një grup i veteranëve të luftës dhe qytetarëve të Drenasit janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit “Fehmi Lladrovci” për të protestuar kundër vendimeve të fundit të Gjykatës së Apelit me të cilat u është vërtetuar fajësia për krime lufte një grupi të pjesëtarëve të UÇK-së nga rajoni i Drenicës.

Në mesin e të dënuarve është edhe kryetari i komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, i cili dha dorëheqje një ditë pasi gjykata vendosi për fajësinë e tij.