Në Arrati i Dyshuari për Vrasjen në Ferizaj

“I dyshuari për vrasjen është në arrati dhe policia është duke e hetuar ende rastin,” tha për KALLXO.com Agim Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Ferizajt.

Gashi nuk dha ndonjë detaj shtesë për vrasjen që ndodhi mbrëmë rreth orës 18:00 në këtë qytet. “Deri tani nuk ka asnjë informacion shtese lidhur me këtë rast,” tha Gashi.

Ai tha se policia nuk merret me deklarata të rrugës në lidhje me këtë vrasje.

“Deri sa të arrestohet I dyshuari nuk mund të spekulojmë me fjalë të rrugës,” tha zëdhënësi Gashi.

KALLXO.com shkroi dje për vrasjen e 20 vjeçarit me inicialet S.R.

http://kallxo.com/vritet-20-vjecari-ne-ferizaj/