Gjykimi për terrorizëm | Foto: KALLXO.com

Ndërpritet Seanca e Rastit Badovci

Në seancën e rastit Badovci nuk ishte e pranishme Sabrije Jashari, avokatja e Enis Latifit, ndërsa asistentja e saj solli në gjykatë një dëshmi se avokatja ishte e sëmurë.

Kryetarja e trupit gjykues për mungesë të avokates ndërpreu seancën derisa të akuzuarit Enis Fetahu t’i caktohet një avokat sipas detyrës zyrtare.

Sot është planifikuar paraqitja e mbrojtjes së të akuzuarve.

Në këtë proces gjyqësor Milazim Haxhiaj, Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Betim Brahimaj dhe Enis Latifi akuzohen për përgatitjen e veprave terroriste, ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë, ndërsa Fehmi Musa për ndihmë në kryerjen e këtyre veprave.

Aktakuza i ngarkon të akuzuarit se në korrik të vitit të kaluar kishin shkuar te liqeni i Badovcit afër Prishtinës me qëllim që të incizojnë një video propaganduese, në të cilën planifikonin ta lexonin betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste “Shteti Islam”, i njohur me shkurtesën ISIS.