Isa Mustafa

Mustafa: Sali Çekaj la gjurmë të pashlyeshme në historinë e shtetformimit

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kujtuar Sali Çekajn, i vrarë dy dekada më parë në Betejën e Koshares.

“Me krenari kujtojmë Heroin e Kosovës, Sali Çekaj i cili ra 20 vite më parë në Betejën e Koshares për lirinë e Kosovës”, thuhet në një njoftim të LDK-së.

Sipas Mustafës, Sali Çekaj ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e shtetformimit të Kosovës.

“Sali Çekaj veprimtarinë ushtarake e ndërlidhi me veprimtarinë e tij politike duke u bashkuar në rrugëtim me Presidentin Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova për liri, pavarësi dhe demokraci. Sali Çekaj, me madhështinë e kontributit të tij për çështjen kombëtare, la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të shtetformimit në Kosovë. Të gjithë qytetarët e Kosovës e nderojnë dhe respektojnë veprën e Heroit Sali Çekaj dhe veprën e tij e ruajmë si trashëgimi të Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin për media të partisë më të madhe opozitare.