Isa Mustafa, Kryetar i LDK

Mustafa Flet për Mocionin

Kryeministri Mustafa me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me mocionin e votëbesimit të qeverisë nga opozita.

Mustafa shkroi se ka pritur që mocioni të jetë ndryshe.

“Kam pritur se Mocioni i opozitës do të përmbajë diçka që kemi punuar keq apo s’kemi punuar, atë që kemi premtuar. Por, se kësaj Qeverie do të tentohet t’i adresohen keqpërdorimet, vjedhjet, abuzimet e aferat me të cilat asnjë vendim dhe anëtar i kësaj Qeverie s’ka të bëjë, nuk kam pritur!”, ka shkruar Mustafa.

Ai më tutje ka konstatuar se asnjë mocion nuk i shpëton ata që i kanë shkaktuar dëm vendit.

“Asnjë mocion kundër Qeverisë nuk i shpëton ata që mendojnë të plaçkisin 30 milion euro nga Telekomi i Kosovës, ata që ia bënë shtetit faturën e pasaportave mbi 5 milion euro apo ata që shpresojnë se do ta plaçkisin shtetin edhe përmes Axosit, nëse kjo Qeveri bie”, shkroi më tutje Mustafa.

Në mocionin e opozitës të dorëzuar dje në Kuvend, teksa konstatohet se kabineti qeveritar po reflekton shenja të mosfunksionimit total brenda vetes, përmenden edhe dëmet ekonomike nga vendimet e arbitrazhit për aferën e pasaportave dhe përballjen e “Valës” me “Z Mobile”, por edhe elemente tjera që opozita i konsideron dështime të ekzekutivit.

http://kallxo.com/opozita-shpreson-rrezimin-e-qeverise/

Mocionin e kanë nëshkruar edhe katër deputetë të PDK-së, duke shkelur një pikë të marrëveshjes së koalicionit e cila ndalonte subjektet nënshkruese që të përkrahin mocionet e të tjerëve kundër kësaj qeverisjeje.

http://kallxo.com/pdk-e-shkel-marreveshjen-e-koalicionit-ldk-ne/