Ilustrim: Kolonat në Merdarë

MPB: Pritje disaorëshe në Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka publikuar të dhënat për fluksin në pikat e kalimit kufitar dhe për gjendjen e rrugëve që dërgojnë në pikat e kalimit kufitar.

Pritjet më të gjata janë në Merdarë, me mbi 2 orë pritje, ku kolonat në hyrje janë të gjata mbi 1 km.

MPB ka rifreskuar të dhënat pak para orës 18:00.

Foto: MPB

Gjendja e rrugëve që të dërgojnë në pikat e kalimit kufitar në 10 pika janë të kalueshme.

Vetëm te pika kufitare, Kaçanik – Hani i Elezit, është e kalueshme një korsi.

Foto: MPB