Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

MPB hap konkursin për drejtor të Policisë së Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar konkursin për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Kjo pasi që ish-drejtori i PK-së, Shpend Maxhuni u emërua drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Që nga marrja e detyrës së re të Maxhunit, ushtrues detyre i drejtorit të Policisë së Kosovës është zëvendësdrejtori, Naim Rexha.

Konkursi për pozitën e drejtorit të  PK-së është publikuar më 8 maj të këtij muaji dhe do të qëndroj i hapur deri më 22 maj, saktësisht 14 ditë.

Sipas konkursit funksionet dhe përgjegjësitë e drejtorit të Policisë së Kosovës janë që të udhëheqë, kontrollojë dhe mbikëqyrë Policinë, të menaxhojë dhe shpërndajë buxhetin e Policisë në përputhje me objektivat dhe qëllimet strategjike të përcaktuara nga Ministri, të sigurojë zbatimin e politikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Policinë e Kosovës, të ofrojë këshilla të paanshme profesionale mbi çështjet administrative për ministrin, si dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me Policinë.

http://kallxo.com/konkursi-per-drejtor-te-policise-shpallet-javen-e-ardhshme/

http://kallxo.com/pasuria-e-ushtruesit-te-detyres-se-drejtorit-te-policise-naim-rexha/

http://kallxo.com/rrugetimi-i-naim-rexhajt-drejt-kreut-te-policise/