Mobilizohen bizneset në përkrahje të prodhuesve vendorë
Vendosja e masës mbrojtëse prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës karshi mallrave që vijnën nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ka nxitur mobilizim vendor për përkrahje të podhuesve të Kosovës.
Kjo rritje e masës mbrojtëse në maksimum është përkrahur nga shumë biznese të teknologjisë dhe mediave.
Iniciativën për t’i mbështetur bizneset pas taksës së vënë nga shteti i Kosovës për prodhimet e Serbisë, e ka filluar menaxheri i rrjeteve sociale, Valon Canhasi, njëherësh drejtor ekzekutiv i agjencionit për media sociale “Hallakate”.
Canhasi përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka hapur një faqe në përkrahje të produkteve vendore.
Ky ueb-site i krijuar nga Canhasi është në përkrahje të produkteve vendore, të cilat mund të zëvendësojnë produktet serbe.
“Sot tu I kqyr lajmet masdite per taksën 100%, mendova qysh mundemi me i ndihmu prodhuesve vendor na si biznese kreative …. Mas 1 espresso brain storming… Hapi i parë u bo, I kallxova krejt shokëve e shoqeve, logo u skicu, ëebi u ble… www.prodhimvendor.com (ideja mi qit krejt produktet). Gjuni ide cka mundeni me bo…”, ka shkruar Canhasi në Facebook.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka po ashtu e ka përkrahur këtë kampanjë për prodhuesit vendor.
“Kampanjë nga vullnetarë, shpirtmirë për të ndihmuar prodhuesit vendorë dhe qytetarët që të zëvendësojnë produktet nga Serbia me ato vendore apo alternativa tjera”, ka shkruar Lluka në Facebook.
Nismën e Canhasit e kanë përkrahur edhe shumë biznese të tjera kosovare duke ofruar shërbime të ndryshme për prodhimet vendore.
“Pasi qe ka fillu me 10 për qind atëherë Besplay jep 10 abonime ne kodrax.com dhe 10 ne stockmano.com e edhe 10 webfaqe me platformen trioclicks.com .Te interesuarit le te lajmerohen ne PM”, ka shkruar Besnik Rama nga kompania Kodrax.
Edhe Mërgim Canhasi, drejtor ekzekutiv i “Gjirafa” ka shkruar se 100 prodhuesve vendor do t’u ofrojë kampanjë marketingu falas për një muaj me Gjirafa AdNetwork.
Abdullah Hasani nga kompania e marketingut Honedon Creative Agency po e dhurojnë një Rebrand 100% falas për një prodhues ose produkt vendor.
Elena Cena nga kompania Kujtesa ka shkruar se kjo kompani do të ju ofrojë prodhuesve vendor internet 6 mujor falas”.
“Në emër të Kujtesa, ftojmë të gjithë prodhuesit vendor në Kosovë kudo që janë, dhe ju ofrojmë internet 6 muaj FALAS. I mirëpresim të gjithë këta prodhues në zyrë te Kujtesa, në cilindo qytet”, ka shkruar Cena.
Po ashtu kjo nismë është përkrahur edhe nga media duke ofruar reklama falas për prodhuesit vendor.