Foto: Ilustrim

I Mituri Ther me Thikë një Person në Fushë-Kosovë

Policia raporton për një rast të plagosjes me armë të ftohtë që ka ndodhur në një lokal në Fushë-Kosovë.

Një person i mitur është arrestuar në Fushë-Kosovë pasi që ai ka therur me thikë një person, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Policia e Kosovës ka raportuar se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 21:00, por nuk ka dhënë motivet e këtij incidenti.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin e dyshuar-thikë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.