Foto: MKRS

Ministria e Kulturës ndan çmime në fushën e arteve pamore

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport i ka ndarë tri çmime në fushën e arteve pamore. Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore i është ndarë Muslim Mulliqit – post mortem. Ky çmim është ndarë nga ministri i Kultures, Kujtim Gashi dhe e pranoi gruaja e Mulliqit, Resmije Mulliqi, në vlerë prej 5 mijë euro.

Ministria ka ndarë edhe çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi”, për Xhevdet Xhafën, në vlerë prej 5 mijë euro, ndërsa çmimi vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor është ndarë për Fatmir Krypën  në vlerë 3 mijë euro.

Ministri Gashi në këtë ceremoni tha se janë të interesuar që të mbështesin fushën e artit pamor.

“Vlerësojmë punën e artistëve, krijuesve që punojnë në këtë fushë, të cilët përmes krijimtarisë së tyre promovojnë Kosovën gjithandej botës”, tha Gashi.

Këto çmime janë ndarë për herë të parë në Kosovë.